Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

0

Për ditën e sotme janë planifikuar të ndodhin dhjetëra ngjarje, si nga fusha e politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, e të tjera.

Komiteti Olimpik i Kosovës mban takim me kryetarin e komunës së Pejës dhe me biznesmenë. (Komuna e Pejës, ora 09:00)

Sponzor

Shënohet Dita ndërkombëtare e shëndetit oral dhe realizohet ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 09:30)

Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-së në Komisionin Evropian, David Cullen merr pjesë në punëtorinë për Programin e BE-së për konkurrueshmëri të ndërmarrjeve dhe NVM-ve. (Hotel “Afa”, ora 9:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson punimin “Gjendja e vullnetarizmit në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat”. (“Dit’ e Nat”, ora 10:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon diskutimin lidhur me Ligjin e ri për Sponsorizimet. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

Ambasadori i Japonisë në Austri përgjegjës për Kosovë, Kiyoshi Koinuma dhe sekretari i parë pranë kësaj ambasade, Mitsunori Ogasawar vizitojnë Odën Ekonomike të Kosovës. (Objekti i OEK-ut, ora 10:20)

Instituti Demokratik i Kosovës paraqet vlerësimin rreth punës së deritashme të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Kulturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00) Mbahet debati “Pozita e shoqërisë civile në veri të Kosovës”. (Qendra mediale në Çagallavicë, ora 11:00)

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Fakulteti i Stomatologjisë në bashkëpunim me UBT-në organizojnë aktivitete simbolike. (Sheshi “Zahir Pajazi”, ora 12:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës mban takim me kryetarin e komunës së Istogut dhe me biznesmenë. (Komuna e Istogut, ora 13:00)

Zyra e BE-së dhe Ministria e Integrimit Evropian prezantojnë projektin e binjakëzimit “Mbështetja e institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së”. (Hotel “Sirius”, ora 13:00)

Ambasadori Delawie do të jetë folësi kryesor në panelin “Korrupsioni si Kërcënim ndaj Demokracisë” që do të mbahet në ditën e dytë të aktivitetit vjetor “Java e Grave”. (Hoteli “Emerald”, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e dhurimit tw pajisjeve për Prokurorisë Themelore të Gjilanit. (Prokuroria Themelore në Gjilan, ora 14:30) Komiteti Olimpik i Kosovës mban takim me kryetarin e komunës së Klinës dhe me biznesmenë. (Komuna e Klinës, ora 15:00)
Zëvendësja e Ndihmës Administratorit për Europë dhe Euroazi pranë USAID-it, Gretchen Birkle, do të flasë me rastin e hapjes së punëtorisë kreative “makerspace”. (Shkolla e Mesme “Xhedet Doda”, ora 15:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00) Mbahet debati publik “Hapësirat e braktisura të Kosovës”. (Parku Arkeologjik – Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

-Sponzor-