Çfarë ndodhi që Melihate Tërmkolli nga top-dhjetëshja të mos bëhet fare deputete?

0

Kandidatja e LDK-së për deputete, Melihate Tërmkolli, nuk ka arritur që të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës.

Gazeta NewBorn javën e kaluar lansoj një artikull ku në mesin e top-dhjetëshes së LDK-së, por listat e publikuara në media nuk shihet edhe emri i Melihate Tërmkollit.

Por çfarë ndodhi me Tërmkollin, dhe pse nuk arriti të jetë deputete e LDK-së në këtë legjislaturë?

Tërmkolli e cila që një kohë të gjatë është pjesë e politikës së Kosovës, qysh nga bashkëpunimi me presidentin Rugova, kësaj here nuk u bë deputete.

Nuk dihet nëse brenda kandidatëve të LDK-së ka pasur vjedhje të votave sikurse kishte në subjekte tjera politike, ani pse një gjë e tillë lë shumë pikëpyetje.

Burimi i Gazetës NewBorn, ka folur përseri për lajmin e plasuar nga ne, e në të cilin Tërmkolli ishte në top dhjetëshen e LDK-së, ai ka thënë se një gjë e tillë ka qenë e kryer atë ditë, por se nuk e din se çfarë ndryshoj më pas.

”Atë ditë ishte ashtu, nuk e di se çfarë ndodhi më pas me listën”, tha burimi për Gazetën NewBorn.

Ne kemi provuar të marrim një përgjigjie nga Lutfi Haziri, por ky i fundit nuk ka qenë i casshëm kur e kemi telefonuar.

-Sponzor-