Çfarë thotë Lutfi Haziri për kandidimin e Vjosa Osmanit si kryetare e LDK-së?

0

Lutfi Haziri ka folur për T7 për kandidaturën e tij dhe të kolegëve për kreun e LDK-së

Lutfi Haziri ka qëndruar gjatë në karrigen e kryetarit të Gjilanit.

Sponzor

Por duket se ky do të jetë mandati i fundit në këtë pozitë, pasi Haziri ka plane tjera më të mëdha.

Synimi i tij është një karrige tjetër: ajo e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Haziri tashmë e ka konfirmuar se do të jetë kanddiat për kryetar të LDK-së.

Duke qenë se zgjedhjet mbahen në vitin 2019, Haziri është i rezervuar.
Kryetari i Gjilanit, Haziri ka shprehur respekt për kandidatët e tjerë të mundshëm në garën për kryetar të LDK-së.

Por, shprehet skeptik për kandidimin e deputetës, Vjosa Osmanit, gruas më të votuar në Kosovë.

Gara për të parin e LDK-së duket se do të jetë e ashpër, pasi disa figura kryesore kanë shaqur pretendimet e tyre për ta udhëhequr këtë parti.

-Sponzor-