Çka fletë Çedomir Jovanoviq për vizitën e presidentit Macronit

0

Lideri i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çdeomir Jovanoviq, ka thënë se nga partia e tij, askush nuk ka kërkuar takim me presidentin francez Emmanuel Macron.

Jovanoviq kështu u është kundërpërgjigjur partive të tjera opozitare serbe, të cilat kanë ngritur zërin për mostakimin me presidentin francez.Jovanoviq ka thënë se kërkesa për takim me Macronin, ka qenë nga partia e Aleancës për Serbinë, e udhëhequr nga Dragan Gjilas.

“Ne as që e kemi menduar se në vendin tonë, ta pyesim një mysafir, siç është presidenti francez Emanuel Macron, se a mund të na pranojë për takim. Po të ishte e nevojshme kjo, do të organizohej nga Ambasada që e ka organizuar këtë vizitë në Serbi. Më vjen keq për sjelljet që janë bërë sonte, që më së shumti kanë shprehur një mungesë kulture dhe janë lënduar qytetarët serbë”, ka shkruar Jovanoviq në Facebook.

Ndryshe, dje gjatë konferencës për media, gazetari i Le Monde e ka pyetur presidentin francez se pse nuk do ta takojë opozitën në Serbi.Macron është përgjigjur duke thënë se ‘një takim i tillë nuk ka qenë pjesë e agjendës dhe se ai nuk mund ta ndryshojë agjendën’.

-Sponzor-