Çlirimet e Albin Kurtit

0

E çliroi Kosovën nga dhuna e Lëvizjes Vetëvendosje në institucione dhe në rrugë;

E çliroi Kosovën nga kapja 12 vjeçare e Prontove dhe së fundmi PAN qeveria, e të qeverisemi nga trashëgimia neo leniniste dhe ajo e vetëqeverisjes socialiste;
Do e çliroi dhe reformoj administraten shtetrore me reduktimin e ministrive, e ne vend te konsulenteve vendor apo nderkombetar nga vendet Evropiane, Izraeli apo SHBA, do te angazhojmë ish bashkëpunëtoret e Binladenit si Osman Antalia.

Sponzor

Do të na çliroj nga ekonomia e lirë e tregut dhe do të na e kthej ekonominë centraliste nën proteksionizmin etatist.
Me nismën diplomatike në Stamboll pastaj në Palestinë në kuadër të Internacionales Socialiste po tënton të arrij edhe çlirimin e shqiptareve nga Amerika dhe orientimin kah lindja aziatike e Putinit dhe Erdoganit;

Po e çliron klasën politike të Kosovës nga ndikimi dhe udhëzimet e personaliteteve amerikane tash e 30 vite me theks në periudhën e pas luftës dhe po e kthen ka udhëzimet e ndikimi i “vëllezërve” lindor qoftë edhe ndonjë ish bashkëpunëtor i Osama Bin Ladenit, që po ia organizon takimet në Stamboll e gjetiu në Lindje;

Po e çliron e shpëton Kosovën dhe kosovaret nga Hashim Thaqi President, si një ish luftëtar dhe po i hap rrugën të vij president dikush i sojit të Isa Musafës që kur u shua Kosova në vitin 1988/98 nga regjimi i Milosheviçit, ky Isa dhe soji i tij ishin pjese aktive e sistemit.

Tani, Albini po provon të çliroj e shpëtoj edhe LDK nga Isa Mustafa, (detyrë që gjatë fushatës sikur të ishte kandiduar në listën zgjedhore të LDK, kishte menduar ta bënte ish shoku i Albinit gjatë studimeve në UP Gjeneral Hisen Berisha), duke e shtyre Vjosa Osmanin në pozitën e Presidentit.

Ndërkohë që më mirë do ishte të merrnim mësim nga serbet!?

Oliver Ivanoviçi, politikan serb i Kosoves, ka vrarë e prerë shqiptarë në kohën e luftës së Kosovës. Nuk i shkoji për vij politikës dhe interesave serbe në Beograd, mjaftoi që të ekzekutohet.
Ne shqiptarët jo që s’gjejmë ndoi Avni Rrustem shqiptar më, e të qet pushkë për shqiptari, ani se edhe Atij armen e shpërblimin, ia dhanë ambasada ruse dhe ajo serbe në Paris.

Por jo assesi të vije ky motiv nga vlerësimi ndaj interesave kombëtare shqiptare.

Pra, këto e shumë të tjera çlirime do të na vijnë nga doktrinat politike leniniste të Internacionales Socialiste dhe thirrjes famëzeze “Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni” se deri me sot asgjë mirë nuk qenkësh bërë në këtë vend, as edhe vet lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë së shtetit tonë Republikës së Kosovës.

Zot shpëtoje Kosovën nga shqiptarët! A. Hida

-Sponzor-