Daçiq: FSK-ja nuk guxon të operojë në veri të Mitrovicës pa miratimin e KFOR-it

0

Ministri i Punëve të Jashmte, Ivica Daçiq, ka thënë sot se është i bindur se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë qëndrimin e Serbisë, kundër formimit transformimit të FSK-së në ushtri të Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Madje ai ka folur edhe në emër të NATO-së, duke thënë se ata i kanë dhënë një garanci se ushtria e Republikës së Kosovës nuk do të ketë drejtë të operojë në veri të Kosovës pa miratimin e KFOR-it.

Sponzor

Këto deklarime Dacic i ka bërë gjatë një konference të quajtur “Sfidat e sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të normalizohen raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe shpreson se misioni i NATO-së dhe KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

“ Kam besim që pozicioni ynë kundër transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”, ka përfunduar Dacic, shkruan mediumi serb ‘telegraf’.

Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar tre projektligje të rëndësishme për transformimin e FSK-së në ushtri. Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta në serbi./GazetaExpress/

-Sponzor-