Daçiq sërish Thaçit: Ti e di se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

0

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Thaçi ka plotësisht të drejtë kur thotë se Serbia nuk po i nënshtrohet asnjë presioni për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

“Ne e kemi bërë të qartë se Serbia nuk mund ta pranojë shpalljen e një anshme të pavarësisë së Republikës së Kosovës sepse është një akt kundër të drejtës ndërkombëtare. Nuk do ta njohim edhe përkundër presionit”, ka thënë Daciq në një konferencë për media, raporton Danas.

Shefi i diplomacisë serbe ka folur edhe për çështjen e kompromisit si mënyrë për ta zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës  dhe Serbisë. Sipas tij një gjë e tillë nuk mund të arrihet derisa nuk ka progres ndërmjet dy vendeve, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët, nëse Dacic është në dijeni për një takim të mundshëm të presidentit Thaçi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Neë York, ministri serb ka thënë se nuk e di nëse do të ndodh ai takim.

Ndërkohë ka thënë se Vucic nuk do të shkojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./GazetaExpress/

 

-Sponzor-