Ish-komandanti i UÇK-së tek “Kitrra”, ushtarë në Preshevë e Maqedoni ka dalur në përkrahje të Avdullah Hotit për kryeministër.
Limaj poashtu ka përkrahur edhe Ibrahim Rugovën.
Postimi i Dan Limajt:
Ne hap me kohen,
Si i ri ne moshe ishte nder dhe krenari qe isha krah per krah me ikonen dhe artikuluesin e rruges se Pavaresise se Kosoves, Presidentin Rugova. Pastaj ne mbrojtje te pragut te shtepise e ne ndjekje te rruges se trasuar nga komandanti legjendar Adem Jashari, per te vazhduar ne vitin 2000 ne Luftën e Presheves me komandant Leshin e per t’i dhene nje permbyllje betejave shqiptare me Luften e Maqedonise se bashku me Ali Ahmetin.
Kohet ecin por Çlirimtaret nuk ndryshojne. Ata gjithmone gjenden ne rrugen e duhur. Ne rrugen qe siguron lirin e ketij vendi. Ne rrugen qe qon kete vend drejte integrimeve ne mesin e popujve perendimor, aty ku edhe e ka vendin.
Andaj, ne keto rrethana jo te lehta qe po kalon vendi im perseri ndihem krenar te jem i radhitur ne anen e duhur. Ne anen e intelektualeve qe i jane perkushtuar vazhdimit te rruges se duhur drejt integrimeve ne NATO dhe BE.
Perpara z. Avdullah Hoti.
Jam krenar qe jam radhitur krah perkrah vlerave qe ju perfaqesoni.
Zoti e bekofte Kosoven!
Zoti e bekofte popullin Shqipetar!