Dashuri e çmendur, kjo grua martohet me kukullën e saj

0

Një grua është martuar me ‘dashurinë e saj të jetës’, kukullën e saj mumje, të cilën e ka dhuratë që nga fëmijëria.

Felicity dhe Kelly janë martuar në shtator të vitit 2018. Në ceremoninë e dasmës të ftuar ishin kukullat tjera nga koleksioni i saj dhe katër miq të saj.

Sponzor

Felicity ishte përpjekur që gjithçka të jetë sa më zyrtare.

“Martesa më ka bërë të lidhem me të më shumë, emocionalisht dhe intimisht.”, ka thënë ajo.

Babai i saj i ndjerë ia kishte blerë këtë dhuratë, kur ajo kishte qenë 13 vjeçe.

Në moshën 16-vjeçare, kishte filluar të ndjente diçka më shumë për të.

Babai i saj kishte vdekur vitin e kaluar dhe në atë kohë ajo nuk kishte mundur t’i mohonte ndjenjat që kishte për Kellyn.

Felicity ka thënë se pavarësisht se njerëzit nuk pajtohen me këtë martesë, ajo ka ndjenja të fuqishme për të. Madje pohon se edhe kukulla e do atë.

-Sponzor-