Daut Haradinaj: Do ta themelojmë dhe ndajmë çmimin “Ernest Koliqi” për mësimdhënësit e dalluar

0

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me shpalosjen e pikave programore të tij për Prishtinën. Përmes llogarisë së tij në facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes së tij do të themelohet Çmimi Vjetor për Veprimtari Jetësore në Fushën e Arsimit Kombëtar “Ernest Koliqi”, për mësimdhënësen/in e dalluar, por edhe për veprimtari edukative-arsimore në emancipimin e brezave.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se mësimdhënësi/ja që do të marrë këtë çmim, do të vlerësohet nga një këshill profesional, i cili do të hartojë rregulloren në bazë të së cilës do të ndiqen procedurat e dhënies së këtij çmimi, që përveç dekoratës, do ta ketë edhe një shumë prej 2000 eurosh.

Sponzor

Po ashtu, Haradinaj tha se ky çmim do të themelohet dhe jepet me qëllim nderimi e mirënjohje për veprimtarinë arsimore ndër vite, duke u bazuar në vlerat profesionale, angazhimin maksimal në fushë të arsimit kombëtar.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4216799075039855&id=1558607637525692&sfnsn=mo

-Sponzor-