Debat i ashpër mes Milaim Zekës dhe Arbërie Nagavcit

0

Debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet deputetit të NISMA-s, Milaim Zekës, dhe asaj të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

I gjithë ky debat është nxitur nga akuzat e deputetit Zeka për dështimin e arsimit në Komunën e Prishtinës, dikaster ky që udhëhiqej nga Nagavci gjatë mandatit të parë të Shpend Ahmetit me Prishtinën.

Sponzor

Nagavci e ka kritikuar Zekën, duke i thënë se edhe mënyra se si flet tregon për seriozitetin e fjalëve.

Ndërsa Zeka i është përgjigjur menjëherë, duke i thënë se e ka shkatërruar arsimin në kryeqytet.

“Kjo prej Gjakovës ka ardh në Prishtinë, dhe bash kjo e ka shkatërruar arsimin në Prishtinë, duke emëru drejtor nëpër shkolla. Prandaj kjo foli vetë”, ka thënë Zeka.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-