Debat i nxehtë mes Berat Buzhalës dhe Gëzim Kelmendit

0

Në studiot e T7 zhvillohet një debat ndërmjet kreut të Partisë Fjala, Gëzim Kelmendit, si dhe gazetarit Berat Buzhala, rreth zgjedhjeve presidenciale në Turqi si dhe zgjedhjes së Erdoganit president. Buzhala është shprehur se Erdogani nuk duhet ta konsiderojë Kosovën si vilajet të tijin. Ndërkohë që Kelmendi është shprehur se Kosova duhet t’i jetë falënderuese ndaj Erdoganit
Kelmendi ka përshëndetur zgjedhjen e Rexhep Tayip Erdogan për president të Turqisë, duke thënë se me zgjedhjen e Erdoganit si president do të përfitojë i gjithë rajoni, jo vetëm qytetarët e Turqisë. Ai ka thënë se politika e Erdoganit dhe e Turqisë është në favorin e Kosovës.

Tutje ai ka thënë se Kosova ka nevojë për Turqinë dhe nuk nevojitet armiqësi nëpërmjet këtyre dy shteteve.

Sponzor

Por, rreth zgjedhjes së Erdoganit në krye të shtetit turk, Buzhala është shprehur se Turqia, saktësisht Erdogani, nuk duhet që Kosovën ta konsiderojë si vilajet të Turqisë.

“Unë besoj se jo vetëm me Turqinë por me secilin shtet që ka interes me investu në vendin tonë dhe ne duhet që t’ia hapim dyert. Ai (Erdogan), nuk duhet me na konsideru neve si vilajet të vetin. Nuk qëndron saktësisht ajo që më shumë kemi nevojë ne për Turqinë, se sa Turqia për neve. Turqisë i duhet stabiliteti në Ballkan”, ka deklaruar Buzhala.

-Sponzor-