Dega e PDK-së në Mitrovicë përshëndet iniciativën e fotografive në shesh, por kritikon organizatorët për mospërfshirjen e personaliteteve të tjera

0

Dega e PDK-së në Mitrovicë përshëndet iniciativën e fotografive në shesh, por kritikon organizatorët për mospërfshirjen e personaliteteve të tjera

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka mbajtur një konferencë për media, ku përmes sekretarit të degës, z.Fisnik Krasniqi, kanë vlerësuar lartë rolin e 27 personaliteteve, fotografititë e të cilëve janë vendosur në sheshin e Mitrovicës, shkruan Mitrovica Sot.

Sponzor

Megjithatë, sipas z.Krasniqi, është dashur që të mos anashkalohen edhe disa figura të tjera të cilat kanë lënë gjurmët e tyre duke dhënë kontributin e tyre të pamohueshëm për Mitrovicën.

Komunikata e plotë:

Sot më 20 dhjetor 2020 në sheshin e Mitrovicës u bë inaugurimi i 27 personaliteteve të Mitrovicës.
Qyteti i Mitrovicës ishte dhe është një qendër shumë e rëndësishme ushtarake,ekonomike, tregtare, kulturore dhe sportive. Qyteti i Mitrovicës është vendi ku gjithmonë kanë lindur personalitete të cilat kanë kontribouar në krijimin dhe zhivillimin e shtetit shqiptar të Kosovës. Qytetarët e Mitrovicës vazhdimisht kanë marrë pjesë në ngjarjet vendimtare të popullit shqiptar që nga luftërat për clirim e deri më sot.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lartë projektin e inaugurimit të sotëm në sheshin e Mitrovicës. Kontributi i këtyre personaliteve ka lënë gjurmë të pashlyeshme në qytetin e Mitrovicës duke bërë jehonë edhe jashtë sajë andaj ne i nderojmë dhe ju jemi mirënjohës për angazhimin e tyre në fushën intelektuale dhe atdhetare.

Partia Demokratike mendon se nga qyteti i Mitrovicës e për qytetin e Mitrovicës kanë dhënë kontribut të pakrahasueshëm edhe shumë figura të qytetit, pra ne si degë e Partisë Demokratike e përshëndesim inciativën por mendojmë se duhet të zgjerohet edhe me figura të tjera të qytetit.

Hapësira në të cilën janë vendosur fotografitë është e mjaftueshëm edhe për plotesim me figurat e tjera të cilët janë vlera të cmuara të qytetit. Pjesë e figurave emblematike të qytetit duhen të jenë edhe dëshmorët e Mitrovicës dhe të mos anashkalohen në asnje lloj forme.

Anashkalim nuk duhej të kishte as për personalitete të cilet vijnë nga komunitetet tjera e kanë dhënë kontribut për Mitrovicën.

Personalitet si: Mehë Uka, Faruk Spahiu, Dr.Bajram Rexhepi, Ahmet Selaci, Shemsi Ahmeti, Blerim Peci, prof.dr.Musa Gashi, Ramadan Kelmendi, Agim Hajrizi, Artim Jashari, Abdullah Kelmendi, prof.Ehat Prekazi, Nazire Prekazi, Avni Koshtova, Agim Ramadani, Safet Boletini, Xhevat Jusufi, Dr. Selahudin Draga, Selvije Gjinaj, Dr.Adem Ademi , Naxhie Deva, Asllan Murati, Lamije Kadriu dhe shume figura të tjera që duhet të vendosen me qëllimin të sensibilizimit të shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Ju premtojmë qytetarëve të Mitrovicës se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet në Mitrovicë do ta kompletojmë si projekt pa e anashkaluar as edhe një personalitet kontribut-dhënës të qytetit.

Ju faleminderit !

-Sponzor-