Deklarohet Driton Kuka: Rasti i Majlinda Kelmendit do të dërgohet në gjyq

0

Trajneri Driton Kuka ka paralajmëruar padi ndaj mashtruesve që kanë përdorur emrin e Majlina Kelmendit për lajme të rrejshme në Facebook.

Në një prononcim për portalin Koha.net, Kuka ka thënë se tashmë është autorizuar avokati Arianit Koci, për të përgatitur një kallëzim penal ndaj personave që janë duke shfrytëzuar profilin e kampiones olimpike në Facebook.

Sponzor

Kuka ka thënë se ekipi i Kelmendit nuk menaxhon asnjë rrjet social dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë këtë rast.

Koci ka thënë se ai është autorizuar që të ushtroj kallëzimin penal në emër të Majlinda Kelmendit ndaj personave që kanë keqpërdorur emrin e kampiones olimpike

“Sot, persona të pandërgjegjshëm, duke postuar nga nje profil i rrjeshēm në facebook, kanë shkruar gjëra te pavërteta në emër të kampiones botërore – Majlinda Kelmendi”, ka shkruar Koci.

“Unë jam i autorizuar që të ushtroj kallezimi penal në emër të Majlindes ndaj ketyre personave të cilët i shkaktojnë dëm jo vetëm Majlindes, por edhe trajnerit të saj Driton Toni Kuka, dhe Federatës së Xhudos të cilët me mund e sakrifice kanë arritur sukseset më të mëdha në sport dhe jo vetëm, në Kosoven e pasluftës”, ka njoftuar ai.

-Sponzor-