Del fotografia, ky është 9 vjeçari K.Veseli

0

K. Veseli, 9 vjeçar, mundim pas mundimi, dhunim pas dhunimi, braktisje pas braktisjeje, përfundoi në mënyrën më tragjike të mundshme, i rrahur deri në vdekje. I dyshuari për vrasjen e tij, Sefedin Osmani, i cili si duket e ka dhunuar seksualisht në vazhdimësi të riun e komunitetit rom, e ka pranuar para hetuesisë se e ka kryer krimin. Tani që të gjitha kanë filluar ta dalin në shesh, po zbulohet se edhe reagimin i institucioneve për mbrojtjen e të riut nuk ishte i duhur

ADVERTISING

Sponzor

inRead invented by Teads
Gentiana HASANI

Dhunimin e parë seksual, fizik e psikologjik tashmë i ndjeri K.Veseli e përjetoi në moshën 8-vjecare.

Ai bashkë me nënën e tij, Makfiren, vëllezërit e motrat, po kërkonin gjësende nëpër kontejnerë në lagje të ndryshme të Fushë Kosovës. Pikërisht derisa ishte “në vendin e tij të punës” duke kontrolluar nëpër bërllok për të siguruar pak para, K.Veseli po ngacmohej nga një djalë 10 vjet më i madh se ai, nga 19 vjecari me emrin Sefedin Osmani.

I ndjeri K.VESELI
Rastin, K.Veseli bashkë me nënën e tij, e kishte raportuar në policinë e Kosovës, në janarin e këtij viti. Por, Sefedini, që tani është i dyshuari kryesor për vrasjen e djalit të mitur të komunitetit rom, edhe pse po përballej me akuza për abuzim seksual, po vazhdonte të qëndronte në liri.

Policia e Kosovës në marsin e këtij viti, ishte mjaftuar vetëm me një kallëzim penal ndaj personit të dyshuar për kryerjen e këtij akti.

Kështu ka deklaruar vet policia e Kosovës për Gazetën Express.

“Me datën 29 janar 2019, kemi pranuar informatën për një rast te keqtrajtimit seksual. Informata është trajtuar nga ana e policisë, me pas është iniciuar rast. Me datën 15 prill është ngritur kallëzim penal ndaj personit te dyshuar dhe i njëjti rast është proceduar ne prokurori”, kanë deklaruar për gazetën nga policia.

Qendra për Punë Sociale: Në muajin mars, K.Veseli na tregoi se u dhunua seksualisht

Për më shumë se gjashtë muaj, K.Veseli po torturohej fizikisht e psiqikisht nga fqinji i tij, Sefedini. Përgjatë kësaj periudhe ai ishte dhunuar seksualisht dy herë.

Por, rasti i dhunimit të parë i bërë gjatë vitit 2018 ndaj 9-vjecarit nga i dyshuari Sefedin Osmani nuk kishte qenë i vetmi. Ai ishte dhunuar edhe një herë tjetër nga Sefedini. Këtë herë gjatë vitit 2019.

E edhe gjatë kësaj radhe, nëna e tij, Makfirja bashkë me të birin ishin ankuar në institucionet përgjegjëse duke kërkuar ndihmë.

Në shkurtin e vitit 2019, K.Veseli bashkë me të ëmën, Makfiren kishin folur për menaxherin e Qendrës Sociale në Fushë Kosovë, Bahri Bislimin, të cilit ia kishin treguar hallin e tyre.

-Sponzor-