Deputeti Arbër Tolaj: Mos luani me Taksën, vendimin e guximshëm që na riktheu dinjitetin, vetëbesimin, dhe besimin në institucionet tona.

0

 

Deputeti i AAK-së, Arbër Tolaj, përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka thënë se vendosja e taksës nga Ramush Haradinaj, ia ka kthyer dinjitetin institucioneve të Kosovës. Ndër të tjera, ai theksoi se ky veprim ishte hapi më i rëndësishëm në dy dekadat e fundit të qeverisjës së vendit.

Sponzor

“Jemi dëshmitarë se vendosja e Taksës, Kosovën e bëri të rëndësishme, e të fuqishme, por mbi të gjitha jo të nënshtruar para Serbisë.
Ky veprim me impakt politiko-ekonomik i Kryeministrit Haradinaj, ishte hapi më i rëndësishëm në dy dekadat e fundit të qeverisjes së vendit”, ka thënë deputeti Tolaj.

Tutje, ai theksoi se Kurti me të ardhur në pushtet harroi akuzat atdhetare duke ngulmuar në heqjen e taksës, për ta zëvendësuar me njëfarë reciprociteti.

“Taksa është përgjigje ndaj trysnisë së Serbisë kundër Kosovës dhe përderisa Serbia nuk ndalon ajo duhet të mbetet në fuqi, deri në njohje.
Si rrjedhojë çdo përpjekje për shfuqizimin e këtij vendimi dhe çfarëdo zëvendësimi i këtij vendimi, paraqet dorëzim institucional karshi faktorëve tjerë”, përfundoi deputeti Tolaj.

-Sponzor-