Deputeti i LDK-së: Një kilometër në Kalimash kushton 1 euro, keq

0

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka komentuar taksën e vendosur prej 5 eurove për çdo veturë që kalon në tunelin e Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit. Ai thotë se ky tunel është rreth 5 kilometra që i bie një euro pagesë për secilën kilometër.

“Te kalosh nje kilometer tunel ne Kalimash nga sot kushton nje euro, tuneli I kalimashit eshte rreth 5 km, keq “, ka shkruar Gashi në FB, transmeton Gazeta Express.

Vendimi i Shqipërisë nuk është pritur mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët të revoltuar janë shprehur në rrjetet sociale se në vendet tjera të Europës kjo taksë është më e ulët.

 

-Sponzor-