Deputetja e LVV-së: Nuk kemi thënë se nuk ua pranojmë Presidentin, por…

0

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i është kundërpërgjigjur deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajarmi e cila ka thënë kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm.

Nagavci përmes një postimi në facebook ka thënë se nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK.

Sponzor

Ja postimi plotë:

Nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK. Por kemi thënë që tash duhet të vendosim për qeverinë, për 15 ulëset e zbrazëta: kryeministri, dy zëvendës-kryeministrat, dhe 12 ministri. E jo për një ulëse të okupuar të Presidentit që dihet se për fajin e kujt është aty.

Presidenti nuk është çështje urgjente. Qeveria është çështje urgjente. Pse ky gabim në hapa?

Më së shumti interes që të mos rrëzohet qeveria pas një viti do të ketë pikërisht LVV. Pra, ne do të kemi më së shumti interes që të zgjedhet Presidenti ose Presidentja e re.

-Sponzor-