Deputetja e PDK-së: Nisma për zhbërjen e Speciales mund të ketë qenë taktikë

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Berisha-Shala, ka komentuar nismën për zhbërjen e Speciales nga 43 deputetë, shumica të vet PDK-së.

Ajo e ka quajtur këtë nisëm – e cila tashmë ka marrë fund edhe me deklarimin e sotëm të presidentit të Kosovës se gjykata nuk zhbëhet – si një taktikë politike.

Sponzor

“Në politikë përdorën shumë taktika, edhe kjo ndoshta ka qenë taktikë. Qëllimi i disave u pa se e kanë vetëm për të ardhur në pushtet”, ka thënë Berisha-Shala, duke iu referuar kështu Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mua nuk ma merr mendja që deputetët manipulohen, mund të manipulohen aty-këtu individë, por jo mbi dyzetë deputetë. Deputetët shkojnë pas një çështje, pas një kauze, kur besojnë, ose besojnë në taktikën politike”, ka vazhduar ajo, duke iu referuar komenteve se 43 deputetët që iniciuan zhbërjen e Speciales ishin të manipuluar nga liderët partiakë e institucionalë.

Por, sipas deputetes, qytetarët janë lodhur nga tema të tilla si Specialja dhe ata më të interesuar janë për tema konkrete që prekin jetën e qytetarëve.

“Sinqerisht unë mendoj se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga këto mega-tema. Ata presin punë konkrete. Sa i përket kësaj iniciative, nuk do ta kisha komentuar fare Presidentin Thaçi as çka ka thënë më herët as çka ka thënë tash”.

-Sponzor-