Deri në këtë ditë në Kosovë moti do të jetë ‘ekstrem’ i ftohtë!

0

Derisa sot në vendin tonë temperaturat kanë shënuar rënie dhe janë shoqëruar me borë, Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se deri të enjten do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës.

Sipas Institutit, fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë ardhur nga viset polare do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjete, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës.

Sponzor

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Të enjten aty ku paraqiten kthjellime, temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës.

Nga dita e premte e tutje, merkuri në termometër do të kaloj mbi vlerat e zeros, duke vazhduar rritje dita –ditës”, thuhet në njoftimin e Institutit.

-Sponzor-