Dhjetë konstatimet e mia rreth LDK-së: Jo vetëm Isa

0

Shkruan: Arbër Malota

Dhjetë konstatimet e mia rreth LDK-së: Jo vetëm Isa.

Sponzor

I

Dorëheqja e Isa Mustafës nuk është lajm i vogël. Në esencë përbën lajmin e shumëpritur nga të gjithë. Tash ta shohim sa e kanë seriozisht të gjithë ata që e kanë parē si pengesë të njëjtin për t’u kyçur në proceset e LDK-së.

II

Ishte viti 2017 kur Isa Mustafa pati deklaruar në Istog se nuk do të kandidonte në zgjedhje por do t’i hapte rrugën një të riu. Pati marrë duartrokitje frenetike. Kjo ishte mjaft domethënese. E duartrokisnin vetëm të largohej.

III

Nuk është dashur të eksperimentohet më me partinë më shtetformuese në vend. Nuk është dashur të rizgjedhej më 2019, si kompromis mes ujqëve që ishin gati të na shqyenin për karrigën e kryetarit dhe egoistëve për pushtet. Asnjëra palë po rezulton se nuk kishte vizion.

IV

Isa nuk ka mundur i vetëm të korrte rezultate të këqija në vazhdimësi. Ai ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga impotentët politikë që u kishte rënë bingo për t’u ngritur në krye të partisë, pa u dëshmuar kurrë as në profesion e as në politikë.

V

Degët kryesore të LDK-së në Gjilan, Podujevë, Pejë, Suharekë e sidomos në Prishtinē duhet ta shqyrtojnë me seriozitet kursin politik por edhe projeksionin e qartë për të ardhmen. Rinia duhet të jetë prioritet. Mjaft më me politikanë të konsumuar dhe të paaftë për t’u përballur me zgjedhjet dhe sidomos për ta menaxhuar subjektin. Ndërsa për degën e Gjakovës as që dua të flas, sepse e degradoj shkrimin tim. Aty, kryetari Gola dhe e një pjesë e madhe e strukturës jo vetëm që duhet të largohen por edhe t’u kërkojnë falje antarësisë dhe gjithë neve që na kanë linçuar për vite me radhë. Nē Gjakovë ka vetëm humbje e tkurrje të partisë, pa asnjë perspektivë, pa asnjë kuadër të mirëfilltë dhe pothuajse pa asnjë kualitet. Zatën ata na distancuan gjithmonë, edhe mua personalisht. Por te unë nuk prish punë. Koha e ka dëshmuar por unë di të fal dhe të mos mbaj mëri por me elektoratin ndryshon puna. Unë jam rritur dhe mbruajtur me vlerat e LDK-se, se jam i Mark Malotës që dha gjithçka për Kosovën dhe për LDK-në, sidomos gjatë viteve 1998-1999 ( deri në rënie si dëshmor) kur të tjerër u shpërndanë si zogjtë e korbit. Nejse jo të gjithë kanë mundur ta çojnë betimin në flamur deri në fund. E janë pikêrisht këta që kanë përfituar në kurriz të LDK-së pa i dhënë asgjë asaj. Pra unë së pari nuk e koris veprën e varrin e babës. Ai ka qenë alfa e omega e LDK-së në Gjakovë. E dinë të gjithë, veç kush gënjen dhe është hipokrit.

VI

Në krye të LDK-së pas zgjedhjeve duhet të vijë një personalitet me kredenciale, me bagazh, me kualitet dhe i njē shkolle politike të djathtë, properëndimor, profesionist i dëshmuar në lëminë e tjj. Unë e preferoj Akademik Kujtim Shalën.

VII

Nuk guxon LDK-ja në emër të asgjëje t’i riciklojë figurat, por reforma të thella edhe në moshë edhe në mendësi. Normalisht, në perspektivë gjithmonë vizioni i Ibrahim Rugovës. Të gjitha figurat që kanë qenë akterë nga “Kuvendi i karrigeve” më 2007 e deri më sot të kenë guximin intelektual të hapin rrugë dhe të mos përfshihen direkt në struktuar udhëheqëse të LDK-së. Disa gjatë kësaj kohe kanë flirtuar me të gjitha partitë tjera në dëm të LDK-së. Më mirë të ngritet një godinë e re me tulla të reja (qoftë edhe në themele të vjetra) sesa një godinë e re me tulla të vjetra. Sidomos humbësit serikë nëpër komuna/degë të largohen sa më parë dhe të marrin përgjegjësitë siç i mori Avdullah Hoti ( që për mua nuk është fajtor sa shumë e shumê të tjerë, vetëm e fajësoj pse ka heshtur, sepse e di që ai e do të mirên e LDK-së dhe të vendit ).

VIII
Nuk ka kohë, kuvendet duhet të organizohen dhe të kihet kujdes të mos përseriten gabimet e mëparshme. Zgjedhjet lokale janë te dera.

IX

E ka vetëm edhe këtë mundësi LDK-ja. Nuk është OJQ e as subjekt lokal por parti me shtrirje gjithëpopullore.

X

Meqë shumë nga ju mund të mendoni se është e lehtë të jepen këshilla dhe të nxirren përfundime kur qerrja e ka marrë tatëpjetën, unë shpreh gatishmërinë time që të kontriboj nē reformimin dhe rikonstruktimin e LDK-së, me gjithë energjinë dhe kapacitetin tim intelektual.

-Sponzor-