Dy persona janë arrestuar për dhunë në familje dje rreth orës 09:00 në Vushtrri.
Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se një grua është sulmuar nga djali i saj, transmeton Gazeta NewBorn.
Në këtë rast është përfshirë edhe burri i viktimës, i cili ka pësuar lëndime trupore për të cilat i është ofruar tretman mjekësor.
Sponzor

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
-Sponzor-![]()