Dialogu Kosovë-Serbi po hyn në fazën finale: Hoti e Vucic takohen të enjten në Bruksel

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë po hynë në fazën finale, teksa konfirmoi se të enjtën që vjen do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.

Kështu tha ai në një konferencë për media, ku tha se qëllimi i vetëm i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja reciproke.

Sponzor

“Dialogu s’ka alternativë, por vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhim çështjet që i kemi me Serbinë. Në këtë proces hymë vetëm për një qëllim që është njohja reciproke dhe kemi arritur që të kemi takimin e radhës në Bruksel të enjten që vjen”, tha Hoti.

Tutje, Kryeministri shtoi se kjo është faza finale e dialogut, që do të përfundojë me njohje reciproke sipas tij.

“Në hymë pas 9 vitesh dialog për të zgjidhur çështje teknike, dhe hymë në fazën finale e cila ka kuptim vetëm njohjen reciproke dhe unë kështu e shoh dhe kështu do të jetë”, theksoi ai.

Theksojmë se gjithë këto takime dhe zhvillime në kuadër të rifillimit të dialogut po ndodhin vetëm pas dështimit të takimit të parapare në Shtëpinë e Bardhe në Uashington, i cili dështojë pas bërjes publike të inicimit të aktakuzave kundër Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.

Tani që Presidenti Thaçi është detyruar të tërhiqet nga puna aktive, duket se evropianet po nxitojnë ta shfrytëzojnë këtë vakum për të fuqizuar Hotin si përfaqësues i vetëm i Kosovës, përkundër faktit se udhëheq një Qeveri të dobët dhe nuk gëzon legjitimitet qytetar.

Kujtojmë se zyra e Prokurorit të Specializuar publikoi emrat e Thaçit e Veselit si të dyshuar për krime lufte, por jo edhe 9 personave të tjerë që u përmenden në njoftim.

Vlen të theksohet po ashtu se akuza nuk është proceduar dhe vulosur nga Gjykata Speciale.

Ndërsa, nga analistët vendorë e ndërkombëtarë është komentuar si ndërhyrje politike kundër bisedimeve në Shtëpinë Bardhë që pritej të fillonin më 27 qershor

-Sponzor-