Diktaturat lëshojnë shtat gjatë gjumit të ndërgjegjes kolektive

0

Shkrirja e ministrive është një eksperiment i rrezikshëm për fusha të caktuara. Kosova bëri një eksperimentim kohe më parë kur u integruan zjarrfikësit në MPB dhe mbeten pa buxhet dhe pa karburant për automjetet e zjarrfikjes.
Kombinime në formate të tilla ministrish, kemi pasur në regjimet komuniste p.sh. marrim qeveritë e diktaturës, shëndetësia e sportet ka qenë një dhe për pasoj është ngatërruar sporti me shëndetësisë në emër të shëndetit sportiv dhe mjekësisë si shkencë. Model i tillë ishte edhe Shqipëria ku të gjithë punëtorët e sektorit publik detyroheshin që në oborret e institucioneve të bënin gjimnastikën e mëngjesit. Pra nga qeveria Kurti mund të pritet një ndryshim nga ajo e PAN të cilët Ramushi i detyronte të dalin në ora 07 në punë dhe të hanin byrek e pinin kafe deri në ora 09, kur mund të fillonte puna pasi ti kenë kthyer nga tre gota raki të Cagllavices.
Sot e ke të njëjtin model në Kuben e komuniste. Pra një morbidet joefektiv dhe jo funksional.
E në pa mundësi të përmbushjes së premtimeve utopiste dhe ambicieve të pa analizuara mirë tani po shkojnë drejtë propozimit ligjor të PAN apo Ramush Haradinajt, që të kemi qeveri të strukturuar me ligj, me 15 Ministri. Urojmë të ndalen këtu përfaqësuesit infantil të LVV dhe partnerit të tyre komunistëve të vjetër LDK. Doktrinat politike të internacionalistëve socialiste nuk janë një shkencë, por një utopi tashmë të dëshmuara si të dështuara. Edhe pse shumicë partitë që po pretendojnë qeverisjen, nuk kanë të drejtë t’i imponojë budallallëqet e tyre partive pakicë. Tendenca për të instaluar një sistem autokratik i cili qartazi po bazohen mbi dhunë, ndiqet nga përkeqësimi. Koha ka treguar që pas tiranëve kanë ardhur gjithmonë zagar akoma më të tërbuar. Kjo po i ndodhë edhe Kosovës. Prandaj pritjet qytetare tani më janë që të shfaqet një lëvizje qytetare që do i ftoj në rebelim qytetarë apo trazirë sociale. Të rebelohesh ndaj tiranëve është t’i bindesh Zotit thotë një proverb filozofësh. Historia e formimit të qeverive të Kosovës që nga lira apo pavarësia, secila qeveri, në një farë masë ka dëshmuar se është një e keqe. Është koha t’i japim fund njëherë e përgjithmonë.
Në mjegullnajën në të cilën e kanë futë shpresën për ndryshim dhe krijim të institucioneve funksionale, është e vështirë të mësohet e vërteta, por është bëre shumë e lehtë të dallojmë falsitetin e këtij lidershipi pretendent. Qytetarët e Kosovës janë në ankthi që mund të përkufizohet si pritje dhe përgatitje ndaj një rreziku të panjohur. Na u premtua një qeverisje e vërtetë edhe pse e vonuar por po na del një gënjeshtër në kohë. Të gjithë qytetarët edhe të partive tjera menduam se pas fitores partia revolucionare dot të shkojnë më larg, të punojnë më fort, të japin më shumë se çdokush tjetër.

Arlind Hoda

-Sponzor-