Dikur ia sulmonin shtëpinë, ndërsa sot Albin Kurti shkoj tek shtëpia e Isa Mustafës, që dy orë në takim

0

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti po qëndron në shtëpinë e kreut të LDK’së, Isa Mustafa, në Prishtinë. Takimi i tyre ka filluar para disa orëve.
Gazeta Express merr vesh se lideri i Vetëvendosjes ka shkuar para dy orëve në shtëpinë e Mustafës dhe po vazhdon të qëndroj aty.

Nuk dihet se për cka janë duke folur Kurti dhe Mustafa, megjithatë vetë lideri i VV’së ka treguar se kohëve të fundit e ka vizituar disa herë kreun e LDK’së.

Express ka kontaktuar Zyrën për Informim të Vetëvendosjes, por nga aty nuk kanë dhënë informata rreth këtij takimi.

Ndërkaq Mustafa dje ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë, më vonë edhe me kryesinë e LDK’së. Pas kësaj mbledhje ata përsëriten se nuk marrin pjesë në protestën e organizuar më 29 shtator.

Protesta e Vetëvendosjes me sloganin “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” po organizohet me qellim të kundërshtimit të Presidentit Hashim Thaci dhe idesë së tij për ndryshimin e kufijve

-Sponzor-