Diplomatët për kërkesat e Vucicit: Brukseli nuk mund t’i garantojë askujt asgjë

0

Bashkimi Evropian nuk mund t’i garantojë askujt asgjë. E tëra varet nga plotësimi i kritereve për anëtarësim, përkatësisht zbatimi i reformave të domosdoshme, që kryesisht është proces teknik, i cili të shumtën varët nga shtetet kandidate, në këtë rast nga Serbia.

Megjithatë, përvoja e deritanishme me “ciklusin e dytë të zgjerimit” të BE tregon se sa më parë që Serbia t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe në praktikë të zbatojë marrëveshjen eventuale, ka më shumë mundësi që Unioni të marrë vendim politik mbi pranimin e Serbisë në anëtarësi, i kanë thënë gazetës beogradase “Danas” burime nga qarqet diplomatike në selinë e BE-së, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të ishte i gatshëm Brukseli që të jep “garancione të qarta” se Serbia do të bëhet anëtare e Unionit të vitin 2025 në rast të arritjes së “çfarëdoqoftë marrëveshjeje” me Prishtinën, sikundër që ka kërkuar publikisht kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, transmeton gazetametro.net.

Sponzor

Sipas gazetës, burimet diplomatike kanë përkujtuar përvojat e këqija me Rumaninë e Bullgarinë.

“Përkujtojmë, sapo Rumanisë e Bullgarisë u është premtuar se do t’i bashkohen Unionit në vitin 2007, ato shtete kanë pushuar së zbatuari të reformave. Megjithatë, në qoftë se do të ketë marrëveshje mbi Kosovën, BE-ja gjithsesi do të inkurajojë forcat proevropiane në Serbi”, kanë thënë burimet e gazetës beogradase.

Disa diplomatë kanë përmendur së varet vëtë nga dinamika e brendshme në BE, përkatësisht se a do të realizohet reforma e votimit mbi politikën e jashtme e sigurinë në Këshillin e BE-së, përkatësisht a do të kalohet në votim me shumicë. Çështja e dytë është se a do të zbatoje Serbia reformat dhe e treta, a do të shohë BE-ja në Serbinë një partner të duhur. Por, nëse shtetet kryesore të BE-së qëndrojnë në anën e Beogradit, e këto janë Franca e Gjermani, si në rastin e Kroacisë, gjithçka është e mundshme”, kanë thënë burimet anonime të gazetës./gazetametro.net/

-Sponzor-