Dita e rinisë, Kosovën e gjen pa ndonjë ndryshim rrënjësor në stabilitetin ekonomik

0
Shkruan: Ilir Hereqi

Përderisa sot shënohet dita e rinisë, Kosovën e gjenë pa ndonjë ndryshim rrënjësor në stabilitetin ekonomik të tyre. Rinia jonë e shëndoshë sot po përballet me “luftën” me të madhe PUNËSIMIN, pjesa e konsiderueshme janë të përgaditur nëpër fushat e ndryshme, por zgjidhjen e vetme i kanë vizat e punës në vendet e ndryshme Evropiane, madje duke shpenzuar shuma të mëdha parash, për një jetë me të mirë ekonomike.

Ajka e shtetit tonë ngadalë po shprengulet nga vendi ynë, duke mundësuar vendeve ku janë, zhvillim dhe rritje të natalitetit, ndërsa ne po përballemi me zvogëlim të këtij fenomeni. Rinia jonë sot shfrytëzohet nëpër fushatat zgjedhore duke i'u premtuar vende të punës dhe jo vetëm. Farsë sepse teoria në letër është mjaftë e mirë, ndërsa praktika e kërkon krahun e fortë, paranë dhe shantazhin për të hyrë në punë, ndërsa dija “ska rëndësi” Krerët e institucioneve të Kosovës, rreth kësaj dite deklarojnë se: Ne jemi duke u përpjekur maksimalisht që rinisë tonë t'ju hapim vende të punës dhe të kontribuojnë në vendin e tyre…madje dëgjova se njëri ndër ta shtoj – tani rinia mund të ëndërrojnë me shumë?! Kosovës tonë të dashur i mungon strategjia planifikuese konkrete për zbatimin e politikave rinore, kisha propozuar që çdo komunë të bëhej me sektor të veçantë për rininë duke bërë projekte esenciale në fusha të caktuara …e jo ojq se ato kanë planprogram dhe synim tjetër. Ledhatimet dhe selektimet e përzgjedhjeve të caktuara, rinisë nuk i kontriboujnë në ndërtimin e tyre gjatë karrierës. Në zonat rurale të vendit, pothuajse kjo pjesë e shoqërisë është e neglizhuar sepse ju mungojnë aktivitetet, infrastruktura etj, se krerët e partive politike po marrin vota edhe nga kjo rini.

Sponzor

Pasi ne e kemi rininë me të shëndoshë në Evropë dhe me gjerë, atëherë t'i mbajmë afër dhe mos të jenë faktor në zhvillimin e vendeve të tjera, por të kosovës, sepse vendi ynë ka mjaftë potencial…dhe zgjidhja është pikërisht me RININË.

-Sponzor-