Ditë e veçantë për Labinot Tahirin, ja çka po ndodh në shtëpinë e tij (Foto)

0

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri sot ka festë në shtëpi e tij, ku djali i tij po feston ditëlindjen e 16.

Në rrjetin social Instagram Labi ka postuar një fotografi ku ka treguar dashurin që ka ndaj djalit të tij.

E për ti uruar ai zgjidhe fjalët më të bukura ku ia hedh edhe mbishkrim fotografia së publikuar.

“Kur jam i merzitur apo dhe i nevrikosur, e pa mundur është që të qëndroj serioz kur të kam përballë syve të mi se je shumë i gjallërueshem me skenat e tua, Eli im😔.
Ti je djali im, por të kam shok sepse u rrite me shokët e mi përarsye se ishim tërë kohën nēpër rrugë, edhe ty te kisha afër ne shumë raste, apo ishe nē mbrëmjet e mia gjatë karrieres sime!! rrallëherë bëja pushim me ty ashtu ishte karriera ime. Ti je pjekur para kohe, i trajnuar për jetë, i ke mësuar sfidat e Labit, qē nesër të jesh i pregaditur për shumë rrugë të jetës. Vazhdo të dhurosh buzëqeshje, gëzim, rrespekt, motiv tek shokët dhe shoqet, te miqët e dashamirët, sepse je i falur për t’u dukur i tillë. Kërko nga Zoti lumturi, vetëm që ti bësh edhe të tjerët të lumtur.
Ti ta bën natën ditë.
Urime 16 vjetorin e lindjes Elton L Tahiri.
Krenarë me ty Eli im✊🏼🕊🌹 Labi🕊”, shkruan Labi në urimin e tij për djalin.

 

-Sponzor-