Djali i Adem Demaçit: Akuzat e Prokurorit të Speciales minuese për shtetin e Kosovës

0

Shqiptar Demaçi, djali i ikonës së rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se akuzat nga Prokurori i Gjykatës Speciale specialisht e vetëm e vetëm kundër ish luftëtarëve të UÇK-së, e këtyre ditëve edhe z. Thaçi e z. Veseli, janë orientime zhbëse e minuese të shtetit të ri të Kosovës.

Ai ka thënë se imponimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të pranohet kjo Gjykatë Speciale, ende pa u akuzuar e dënuar shteti serb për aktet gjenocidiale – viktimat e invaliditetet, dhunimet seksuale e dëmet shpirtërore e materiale Kosovë (1998/99), ishte që në nismë i padrejtë, agresiv e i njëanshëm.

Sponzor

“Nja dy fjalë për Gjykatën Speciale për Kosovën!
Imponimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të pranohet kjo Gjykatë Speciale, ende pa u akuzuar e dënuar shteti Serb për aktet gjenocidiale- viktimat e invaliditetet, dhunimet seksuale e dëmet shpirtërore e materiale Kosovë (1998/99), ishte që në nismë i padrejtë, agresiv e i njëanshëm. Akuzat nga Prokurori i Gjykatës Speciale specialisht e vetëm e vetëm kundër ish luftëtarëve të UÇK-së, e këtyre ditëve edhe z. Thaçi e z. Veseli, janë orientime zhbëse e minuese të shtetit të ri të Kosovës.
Shpresojmë të funksionojnë Ligjet e pashkruara të natyrës, aty ku njerëzit gabojnë qëllimisht!
Me nderime!
Shqiptar A. Demaçi”, ka shkruar Demaçi.

-Sponzor-