Dokumentet që burimet serbe i publikuan kanë ngjashmëri me Aktakuzën e Speciales: Thaçi e Selimi eliminuan kundërshtarët politikë

0

Koordinimi mes Gjykatës Speciale dhe Serbisë nuk është mirëpritur në Kosovë. Ditë më parë disa krerë serbë kanë konfirmuar se janë dorëzuar rreth 50 mijë faqe dokumente ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në koordinim të plotë më Gjykatën Speciale, e cila momentalisht është duke gjykuar për krime të luftës kosovarët.

Në këtë emison ka publikuar dokumentet të Serbisë ku në të gjitha pikat përputhen me akuzat relevantë që ngarkohen mbi ish-udhëheqësit e UÇK-së që janë publikuar të redaktuar.

Sponzor

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Dreçun në një intervistë ka thënë që pasi ka parë aktakuzën, duke iu referuar aktakuzës kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, Ish-Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe ish-shef i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli e kundër ish-shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, me mburrje e ka cilësuar se ka kontribuar në këtë lëndë.

“Unë e kam listën e asaj që ne ua kemi dhënë atyre të Gjykatës Speciale, dhe po e shoh që gati krejt prej të dhënave ndodhen në Aktakuzë”, ka thënë Dreçun.

Por, para këtij zyrtari të lartë serb, struktura të sigurisë së Republikës së Serbisë kishin prodhuar edhe këtë dokument që e sjell InDoks. Është mbi gjashtë vite i vjetër. Në këtë dokument, plotë 50 herë është përmendur emri i Hashim Thaçit, derisa janë listuar 156 shqiptarë.

Madje, edhe titulli i këtij materiali propagandistik të strukturave të sigurisë nga Serbia, e që është material i shkruar në gjuhën angleze, i referohet drejtuesve të UÇK-së përafërsisht si aktakuza e re e Gjykatës Speciale: Grup i Organizuar Kriminal.

Në këtë profil që kanë bërë strukturat serbe për Hashim Thaçin pos si organizator të UÇK-së, i m’veshin edhe përgjegjësi për krime të supozuara që kanë ndodhur në lokacione konkrete. Ai aty akuzohet se e ka vizituar disa herë Kleçkën, e ku pretendohet se janë vrarë edhe civilë. Kryesisht serbë. Në këtë dokument serb, Hashim Thaçi akuzohet se ka përdorur ndikimin dhe strukturate e e krijuara me UÇK-në për të frikësuar oponentët politikë.

Të dyja këto akuza shumë të ngjashme edhe në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria në Hagë. Në pikën 32 të aktakuzës Prokuroria në Hagë e akuzon Hashim Thacin, dhe tre të tjerët që pas luftës përdorën metoda të frikësimit kundër kundërshtarëve. Njëjtë si në dokumentin e propagandës serbe.

Në aktakuzën e Speciales thuhet se ndër “këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të Serbisë, çka kishte mbetur nga Ish-Jugosllavia, ose ata që nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në, serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera.

Sikurse në dokumentin e propagandës serbe, edhe në aktakuzën e Speciales të akuzuarve në aktakuzën e fundit iu ngarkohet përgjegjësia për atë që pretendohet se ka ndodhur në fashitin Kleçkë. Pika 112 e aktakuzës së Speciales këtë lokacion e ka futur tek krimet që janë kryer edhe kundër civilëve serbë.

Rexhep Selimi, i akuzuari tjetër nga Prokuroria në Hagë në anën tjetër është përmendur së paku nëntë herë në dokumentin e propagandës serbe. Për të është bërë një profil i veçantë. Madje akuzohet se menjëherë pas luftës, në koordinim me Thaçin, kanë themeluar një njësi me emrin “Shqiponjat e Zeza” që për punë të vetën ka pasur edhe vrasjen e jo shqiptarëve si dhe të kundërshtarëve politik. Ai në këtë dokument fillimisht akuzohet se bashkë me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në një fashat të Klinës, së paku ka qenë pjesëmarrës në një rast ku thuhet se janë vrarë dy civilë.

Edhe aktakuza e Speciales e jep po këto role të rëndësishme Selimit, sikurse propaganda serbe. Në aktakuzën e Specialës vetëm është përshtatur termi, dhe atij i është dhënë roli i drejtuesit të operativës së UÇK-së, si dhe i Kryeinspektorit të kësaj ushtrie.

Aktakuza e Speciales e ngarkon Rexhep Selimin e Hashim Thaçin bashkë, që sipas tyre, që në shtatorin e vitit 1998 në zonën operative të Dukagjinit, ata ndërmorën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtetin e tyre mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës të lidhura me qeverinë në mërgim të Bujar Bukoshit

-Sponzor-