Drecun: Haradinaj do ta heqë taksën pas presionit të SHBA-së

0

Politikani serb, Milovan Drecun, ka thënë se pas presioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova do ta heq vendimin për taksë ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se pret që epilogu i situatës në Kosovë të përfundojë me heqjen e taksës, për të vazhduar më pas me dialogun në Bruksel për gjetjen e një kompromisi.

Sponzor

“Washingtoni ka ndikimin më të fortë në Kosovë që të mund të fillojë dhe ndalojë procese të caktuara”, ka thënë Drecun për teksa ka folur për letrën e Mathew Palmer që ditë më parë erdhi në adresë të udhëheqësve kosovarë.

Edhe pas kësaj letre, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka ndryshuar mendje sa i përket çështjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake. /Express/

-Sponzor-