Drenica zyrtarizon dy ardhje nga Shqipëria në momentet e fundit

0

Drenica ka bërë dy goditje në minutat e fundit të afatit kalimtar veror në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Skënderaj ka marrë një portier dhe një mbrojtës të majtë.

Sponzor

te Bylisi, Lushnja dhe Shkumbini.

Ndërkohë kuqezinjve iui ka bashkuar edhe mbrojtësi i majtë Antonio Marku.

Ish-kapiteni i Vllaznisë së Shkodrës, më parë ka luajtur edhe për Dinamon, Laçin dhe Kukësin.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Kaloshi e Marku, përforcimet e orëve të fundit te Drenica!

Në ditën e fundit të afatit kalimtar, klubi ka përforcuar radhët me dy ardhje nga Shqipëria. Fjala është për portierin 26 vjeçar, Mikel Kaloshi i cili së fundmi u paraqit për KF Tomorin nga Berati. Portieri Kaloshi bëri karrierë edhe te Bylisi, Lushnja e Shkumbini, kurse ishte pjesë edhe e kombëtarës U19 të Shqiperisë.

Po ashtu klubi marrëveshje ka arritur edhe me mbrojtësin, Antonio Marku, i cili është produkt i Akademisë së Vllaznisë nga Shkodra, aty ku është paraqitur edhe sezonin e fundit. Ky i fundit ka luajtur me parë edhe për skuadrat si , Dinamo, Laçi dhe Kukësi. Marku ka qenë edhe e kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U17, U19, U21.

Të dy futbollistët kanë firmosur kontrata një vjeçare me klubin.

-Sponzor-