Driton Selmanaj jep lajmin e madh për Hadën

0

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ma shkrusr në Facebook se sot, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Ambientit Muharrem Nitaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e fshatit Hade të komunës së Obiliqit.

Selmanaj ka thënë se edhe pse është e shpallur si zonë e interesit të veçantë, procesi i zhvendosjes dhe shpronësimit ka mbi një dekadë që anashkalohet dhe nuk trajtohet me prioritet, ndërsa në anën tjetër jeta e banorëve të fshatit me mbi 67 bashkësi familjare vështirësohet çdo ditë e më tepër.

Sponzor

Sipas Selmanajt, për Qeverinë e Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarëve tanë mbetet prioritet i padiskutueshëm, andaj në takim shprehi përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës që kjo çështje të adresohet në institucionet relevante dhe çështja e banorëve të Hades të marrë zgjidhje përfundimtare.

 

-Sponzor-