Duam drejtësi!

0

Shkruan: Gazmend Tahiri

Lajmi për hedhjen dritë mbi vrasjen e Xhemail Mustafës, Ekrem Rexhës (Komandant Drinit) dhe për atentatin që e la në gjëndje invalidore Fetah Rudin është hedhje dritë mbi lirinë tonë, shtetit dhe të ç’do qytetari të këtij vendi, që ketë vend pas çlirimit nga regjimi fashist serb e ka menduar si një shtëpi, ku buzqeshja është një simbol i vitëve të lirisë, dhe jo që lotët e robëris nga një regjim do të zëvendsoheshin me lotët e vrasjeve t’figurave më të ndritura t’jetës politike, të sigurisë, publicistikës në vend.

Sponzor

Sot në një ditë shkurti larg atdheut, me mall dhe mërzi i kujtoj ato ditë të pas luftës kur atentati i dërgoj në jetën tjetër krahët e djathtë të Presidentit Ibrahim Rugova, krahët e LDK-së, të shtetit dhe orjentimit të tij t’qartë vetëm drejt Përendimit, krahve që i jepnin fund ëndrrës së regjimit të egër serb se do të na kthente prap në kthetrat e tij. Prandaj do duhej që sot ç’do qytetar ta ndinte në përgjëgjsin e tij shpirtore e morale që këto ditë të ndjehej një Xhemail dhe një Ekrem që e deshtën shtetin si shtëpinë e vet. Do duhej që fotoja e tyre të vendosej në ç’do shesh t’qytetëve me mbishkrimin “Duam zbardhje të rastit, sepse ndryshe lirija ngelet vetëm fjalë e mbërthyer me misterin e frikës dhe ankthit të vrasjeve nën atë petkun e lirisë së rreme.”

-Sponzor-