Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan – Prishtinë

0

Si pasojë e një aksidenti trafiku, në fshatin Slivovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë janë lënduar dy persona.
Sipas raportit të Policisë, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe një pasagjere, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Transmeton Gazeta NewBorn

-Sponzor-