E akuzuara për ‘faljen e hidrocentraleve’ akuzon LDK’në për korrupsion

0

E akuzuara për ‘faljen e hidrocentraleve’, deputetja Mimoza Kusari- Lila, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për korrupsion, shkruan Gazeta Metro.

Kusari-Lila ka thënë se LDK-ja është kthyer në komoditetin e vjetër, aty ku sipas saj ndahet hisja e shtetit si të ishte pronë private, e ku nuk ka parime.

“E shoh si rikthim të LDK-së, në këtë rast të Mustafës dhe të tjerëve në komoditetin e tyre ku ndahet hisja e shtetit si të ishte pronë private, dhe shumë lehtë merren vesh nëse nuk diskutohen parimet. Përderisa kontradikta e thellë është ajo se çfarë deklaronin përgjatë bisedimeve me Vetëvendosjen. Prej letërkëmbimit të parë, dhjetë ditë iu deshën, dhe deklarata të ndryshme pozitive dhe asnjë kusht”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj tani ka dalur në pah plani i LDK-së.

“Sikur të mos ishte ky plani që tashmë doli i LDK-së që të kthehej me një qeverisje në një shtet të kapur. Ku është çështja e presidentit, posti për ministrin e Brendshëm, i gjithë ai insistim për të mbajtur poste të tilla, duket se i kanë shërbyer këtij plani. Të diskutosh 5 muaj dhe të nxjerrësh kushte për pozita të caktuara. Krejt kjo duket se ishte në frymën e një skenari, për t’u kthyer për t’i shërbyer presidentit Thaçi”, ka thënë ajo në Deskt të KTV’së./

-Sponzor-