E frikshme! Agjentja ruse ‘Mona’: Pjesë e ‘Syrit të Popullit’ dhe anëtare e Vetëvendosjes

0

Mona Agrigoroaiei, e cila është nga Rumania dhe pjesë e Syrit të Popullit, ishte anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje sipas avokatit të Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqit, shkruan Gazeta Metro.


Rumunja Agrigoroaiei, dyshohet se është një spiune ruse, e cila është zënë nga Prokuroria në bisedat erotike që kishte me Murat Jashari, udhëheqësin e organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’.

Në organizatën terroriste tashmë të shpallur nga Prokuroria, ‘Syri i Popullit’ pati brenda saj edhe agjentë të huaj të spiunazhit të infiltruar.

E tillë ishte Mona Agrigoroaiei, e cila në vitin 2015 dikur lavdëronte Lëvizjen Vetëvendosje, ku shkruante se VV’ja është heroike dhe po i bën rezistence regjimit te korruptuar dhe tradhtar në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Madje, ajo i krahasonte institucionet e shtetit të pavarur te Kosovës me dhunën e dikurshme që Jugosllavia ushtronte ndaj shqiptarëve.

Avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi, kishte treguar për ‘Indoks’ se Mona Agrigoroaiei kishte ardhur disa herë në Kosovë, ku edhe ishte bërë anëtarë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mona ka ardhur në Kosovë disa herë, madje është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe Sadriu ka pas vetëm një kontakt me të, edhe sipas Sadriut ajo është një person shumë i dyshuar, është punëtore e shërbimit qoftë rumun qoftë serb, bile bile sipas Sadriut, i njëjti ia ka tërhequr edhe vërejtjen aktivistëve të Vetëvendosjes që të kenë kontakte sa më të pakta me të edhe më duket prej atij momenti Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kontakte me këtë Monën. Ajo është paraqitur si pro shqiptare, ka shkruar disa poezi për luftën, ka propozuar që të krijohen disa fonde e ku di unë, por sipas Sadri Ramabajës ajo është shumë e dyshimit dhe vetëm një kontakt Sadriu e ka pas me të absolutisht kerr s’ka komunikuar me të”, thotë Krasniqi.

Ne vitin 2017, kur fillimisht ishte raportuar biseda e saj erotike me atentatorin e Syrit te Popullit, Prokuroria e Kosovë e kishte publikuar raportin se dyshohet qe Mona Agrigoroaiei ishte agjente e huaj.

Murat Jashari e kishte propozuar që si Sekretare e ‘Syrit të Popullit’ të jetë Mona Agrigoroaiei, të cilen e quante si një ‘sokolesh shqiptare’ e cila di të komunikojë me faktorin ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Metro.

Jashari i kërkonte Monas që t’ia përkthente planin e ‘syrit të Popullit’ si organizatë dhe që t’ia dërgonte ambasadave si asaj të SHBA’së, Gjermanisë, Anglisë dhe Izraelit.

Agjentja ruse ia kishte kryer punën me të cilën e kishte ngarkuar Jashari, madje ia kishte përmirësuar shkrimin e tij në planin për vrasjen e liderëve politikë.

Lidhja e tyre duket se ishte vërtetë e afërt, pasi që Mona do ti shkruante Murat Jasharit tri ditë para se ai ta kryente sulmin kundër Vllasit, duke i thënë se ishte bërë merak për të.

Tutje, sipas aktakuzës, Murat Jashari po në ditën që kreu atentatin e dështuar kundër Azem Vllasit e kishte porositur Mona Agrigoroaiei nga Rumania që t’ia dërgonte me SMS emrin e mbiemrin e saktë si e ka në pasaportë dhe tutje i kërkon që ta bëjë një rezervim hoteli për dy persona në Frieburg, aty ku jetonte Jashari në Zvicër. Edhe pse nuk dihet a po planifikonte ta kalonin bashkë natën me Monën, por Jashari e përfundon mesazhin duke i thënë asaj “të dua shpirt” dhe ajo ia kthen me fjalën “zemër”. Por edhe i kërkon ta dije se kur ia dërgon paratë./gazetametro.net

 

-Sponzor-