E frikshme/ Lyen flokët në shtëpi, si u shpërfytyrua studentja

0

Studentja 19-vjeçare Estelle, nga Parisi, shpërndau disa fotografi të sajat në rrjetet sociale ku tregonte se si ishte katandisur nga boja e flokëve pasi provoi që të lyente flokët në shtëpi.

19-vjeçarja kishte blerë një bojë standarde për flokë të lyera në shtëpi në një supermarket në Val-de-Marne, në periferi të Parisit, por Estelle pësoi një alergji nga një kimikat i quajtur PPD që gjendet në 90% të bojërave të flokëve.

Sponzor

Si pasojë e reaksionit ajo filloi të kishte probleme me shikimin si dhe frymëmarrjen.

Gjithçka filloi të përkeqësohej në momentin që gjuha filloi t’i ënjtej ndërsa perimetri i kokës së saj kishte shkuar deri 63 cm ndërkohë që mesatarja është 56.

PPD, shkurtesa për paraphenylenediamine, përdoret gjithashtu me përqendrime të larta në tatuazhet popullore me këna.

-Sponzor-