E mashtruan me fejesë dhe e kthyen në prostitutë, burg për dy shqiptarët

0

Gjykata ka vendosur arrest me burg për dy beratasit të cilët mashtruan një 29-vjeçare me fejesë për t’a trafikuar në Itali si prostitutë.

Dy të dënuarit janë:

·Flamur Dodoveci, 62 vjeç, banues në lagjen “Uznovë, Berat.

· Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.

“Këta shtetas në bashkupunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një 29 vjeçare.

Në shtetin Italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, ku falë bashkëpunimit me policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali”- njofton policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale finalizuan operacionin e koduar “Mashtrimi”, ku bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkalles së parë Berat lëshuar më datë 26.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për shtetasit:

·Flamur Dodoveci, 62 vjeç, banues në lagjen “Uznovë, Berat.

· Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.

Këta shtetas në bashkupunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një 29 vjeçare.

Në shtetin Italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, ku falë bashkëpunimit me policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal.

-Sponzor-