E PABESUESHME: Fisnik Ismaili dhe Milaim Zeka udhëtojnë bashkë, ja çfarë kanë bërë

0

Një vizitë në Tuz të Malit të Zi e një grupi të deputetëve, ka bërë bashkë Milaim Zekën dhe Fisnik Ismailin, të cilët shihen në një fotografi mes deputetëve të tjerë dhe nikoqirëve.

Komisioni parlamentar për administratë publike kanë bashkuar në një udhëtim zyrtar në Tuz të Malit të Zi. Anëtarë të këtij komisioni janë edhe deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka dhe deputeti nga Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Sponzor

Të dy kanë raporte aspak të mira dhe përveç fotografive që do të mund të shkrepeshin në sallën e Kuvendit, ata po shihen mbase për herë të parë në ambient të njëjtë, madje në një fotografi.

Deputeti Zeka ka publikuar një fotografi në Facebook bashkë me kolegët e tij dhe jo shumë larg me Ismailin, që besohej që një afërsi e tyre do të prodhonte ndonjë skandal, ashtu siç jemi mësuar të shohim nga dyshja në rrjete sociale kur shajnë njëri-tjetrin.

“Takim ne Tuz te Malit te Zi. Harroje qe dikush te pret ma mire se sa keta njerez!”, ka shkruar Zeka për Facebook.

Zeka e Ismaili disa herë kishin ofenduar njëri-tjetrin publikisht me gjuhë shumë banale, për çka edhe njihen dy deputetët, ndërsa është raportuar se përplasje të ashpra kanë pasur edhe gjatë mbledhjeve të Komisionit parlamentar pjesë e së cilit janë.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-