E pyesin për një duet me reperin Ghetto Geasy, Gold AG habit me përgjigjen

0

Në mesin e disa pyetjeve që iu bënë në Intagram, Gold AG është pyetur edhe për reperin Ghetto Geasy.

Kjo nuk është hera e parë që emri i labelit të BabaStars lakohet në raport me Gold AG, mirëpo këtë herë dikujt nga fansave i ka interesuar për një duet të mundshëm mes tyre, shkruan lajmi.net

Përgjigja e Arianit në raport me këtë fakt ishte për t’u habitur. Ai nuk tha as po e as jo vetëm se e ka ndarë një emoji me dy kuptime.

Ose se është habitur me pyetjen dhe një duet i tillë nuk do të ndodhë asnjëherë ose që fansi ia ka zbuluar sekretin.

Kjo mbetet të kuptohet në ditët në vazhdim.

-Sponzor-