Ai ka thënë se rastin ka ndodhur më 31 tetor të këtij viti dhe video është bërë me dëshirën e tij për të barë famë dhe se nuk ka pësuar lëndime trupore nga rasti.
Për televizionin Klan Kosova, Vita tha se ka folur edhe me Policinë, të cilëve u ka thënë se personat e përfshirë në video i ka shokë qe një kohë të gjatë dhe rri çdo ditë me të.
Ndërkohë pronari i kafenesë “Oh my Caffe”, Dardan Bunjaku, ka thënë për Klanin se është bë një keqkuptim i madh, sepse video është bërë me dëshirën e Vitës në fomë shakaje.
“Video u bo madje me telefonin e tij dhe është bo si një lloj shakaje. Vita rri në këtë lokal natë e ditë, këtu han, këtu pin, është sikur i shpisë edhe të gjithë e dinë që na e kemi një raport shumë të mirë me të dhe i ndihmojmë vazhdimisht.”, ka thënë Bunjaku.
Ai ka thënë po ashtu se pas publikimit të videos, i kanë shkruajtur shumë persona dhe e kanë sharë, por që thotë se ai vetë është kundër këtij gjesti dhe nuk ka qenë pjesë e tij.
“Jena kanë në mbyllje të lokalit. Ka qenë një tavolinë e fundit, unë nuk kom qenë aty, kom qenë me një tavolinë tjetër, por pasi që ka ndodhur rasti më ka tregu Vita që e bonëm një shaka, e bonëm një video bile bojke hajgare ‘kom m’u bo i famshëm pas kësaj videojë’. Po e kanë keqinterpretu njerëzit se unë vetë personalisht jom kundër këtyne gjerave se më kanë shajtë e më kanë shkrujtë plot, po ata nuk e dinë që une Vitën e kom si të shpisë se ky qëtu rrin, qëtu han e krejt.”, shtoi tutje ai.