E zbulon njohësi i çështjeve të sigurisë: Ja si është dashur të veprohet me zonjën

0

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar skandalin e djeshëm në rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes se Prizrenit.

Kajtazi thotë se protokolli i shtetit, është dashur që të të intervenoi në largimin e zonjës nga foltorja zyrtare.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ndër tjerash, thotë se zonja është dashur të arrestohet dhe të dërgohet në gjykatë, me aktakuzë për prishje të ceremonisë shtetërore.

Sponzor

Ja postimi i plotë i Kajtazit:

Dështim total i protokollit të shtetin në rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes se Prizrenit.
Protokolli i shtetit, është dashur që të të intervenoi në largimin e zonjës nga foltorja zyrtare, nëse protokolli nuk e ka bërë këtë, është dashur që sigurimi i afërt i kryeministrit të intervenoj për ta larguar “zonjën e pa ftuar” në mënyrë që ta kursej kryeministrin.

Zonja është dashur të arrestohet dhe të dërgohet në gjykate me aktakuzë për prishje të ceremonisë shtetërore. Ky rast lë të kuptoj brishtësinë e organeve shtetërore që merren me siguri dhe faktin se dikush me lehtësi mund t’i ofrohet zyrtarëve shtetëror edhe me qëllime të tjera, përfshi këtu edhe aktet terroriste.

-Sponzor-