Edhe djali i Isni Kilajt në mesin e të shkarkuarve nga Vjosa Osmani

0

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Telegrafi mëson se konsujt që iu janë shfuqizuar dekretet janë: Flakron Shala, i (Prage), Blendi Kilaj (Lubjane), Lindon Kqira (Shkup), dhe Halim Krasniqi (Tirane).

Sponzor

Sipas Osmanit, sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:
Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë
Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë
Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, Halim Krasniqit, u.d e Presidentes ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili sipas saj nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak.

Ndryshe, këtë vendim Osmani e kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së mërkurë pasi mediat raportuan për emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

Vota e Haxhi Shalës ka qenë vendimtare në votimin e Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, kur është votuar për qeverinë e re, deputeti Shala pati deklaruar se ai ka ndryshuar mendimin për ta votuar qeverinë, pasi një natë më parë kishte takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Emërimi i Flakron Shalës në këtë pozitë ishte kundërshtuar edhe nga shoqëria civile në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të mërkurën se ky emërim ishte bërë pa pasur një koordinim me të.

Ai tha se është informuar nga mediat për këtë rast.

Ndërsa vetë Flakron Shala përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se në pozitën Konsullit të Përgjithshëm është “emëruar sipas ligjit në fuqi”.

“Prindi im, Haxhi Shala, si një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka as më shumë e as më pak autoritet ligjor e politik se deputetët tjerë- pra deputeti nuk ka kompetencë të emëroj apo shkarkoj zyrtarët e MPJ-së dhe as Konsujt e Përgjithshëm”, ka shkruar Shala.

-Sponzor-