Edhe Kadri Veseli reagon pasi Haradinaj e quajti ambasadorin amerikan ‘palaço’

0

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas deklaratës fyese të nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt, i cili e quajti palaço ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Veseli thotë se kjo është një fyerje që nuk do të duhej të ndodhte nga njerëzit që i kanë dhënë shumë Kosovës.

Sponzor

Madje Veseli është i bindur se Haradinaj do të reflektojë ndaj kësaj që ka ndodhur.

Kryeparlamentari e ka quajtur Delawinë si njeri të urtë, dinjitoz dhe shumë dashamirës.

‘’SHBA me rolin që ka në Kosovë është shumë më tepër se vetëm partner ndërkombëtar. Nuk dua ta theksoj sa rëndësi strategjike ka SHBA për Kosovën, se është e vetëkuptueshme kjo.

Por është gabim të mendosh rolin e SHBA-së ndaras nga roli i ambasadorit. Deklarata e dhënë sot nga një bashkëluftëtar i yni dhe përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është një fyerje që nuk duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë nga njerëz që i kanë dhënë shumë Kosovës, si Nasimi me familje.

Besoj dhe jam i bindur në reflektim nga Nasimi të kësaj çfarë ka ndodhur, ndaj ambasadorit të ShBA-së, një personaliteti të urtë, dinjitoz dhe shumë dashamirës ndaj vendit tonë!’’, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kujtojmë që sot në një intervistë për një medium kosovar, Haradinaj e ka quajtur palaço ambasadorin amerikan Greg Delaëie.

“Delaëie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delaëie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Delaëie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delaëie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos. Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, kishte deklaruar Nasim Haradinaj.

-Sponzor-