Edhe një njeri i afërt i Kryeministrit të Britanisë vjen nesër për të mbështetur Kadri Veselin

0

Pas ish-kreut të Drejtësisë së SHBA-së, njeriut të afërt të presidentit Trump, i cili ishte ditë më parë për ta mbështetur Kadri Veselin për Kryeministër, nesër në Kosovë do të zbarkoj edhe një njëri i rëndësishëm i kryeministrit britanik Boris Johnson.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë publik emrin e tij, por nga burime brenda saj mësohet se ai është një njeri shumë i afër i Johnsonit.

Si duket mesazhi kryesor i këtyre vizitave të njëpasnjëshme të njerëzve të afërt me liderët më të fuqishëm në botë, në përkrahje të PDK-së, ka të bëj më një preferenca indirekte të disa qeverive perëndimore për udhëheqësin e ardhshëm të ekzekutivit në Kosovë.

Ky mysafir britanik mësohet se do të flas nesër edhe në tubimin përmbyllës të fushatës së PDK-së në Prishtinë.

-Sponzor-