Eksalon debati PDK-LDK, Anton Quni i LDK-së i reagon ashpër Kadri Veselit: O Kadri Veseli, tradhtia është kur e drejton pushkën kah vëllau yt

0

Deputeti i LDK’së, Anton Quni e ka shpjeguar me 12 raste se çka është tradhtia, duke thënë se një veprim i tillë është edhe kur ia drejton pushkën vëllait tënd.
Këto shpjegime Quni i ka dhënë duke iu përgjigjur akuzave të Kadri Veselit se disa deputetë të LDK’së e kishin tradhtuar Isa Mustafën duke mos e votuar marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi në kohën kur ishin në Qeveri.

Sidoqoftë, Quni ka thënë se tradhti është edhe ta dërgosh ushtarin në luftë pa armë, të paushqyer e të pastërvitur. Ka thënë po ashtu se tradhti është edhe ta perbuzësh mësuesin, letrarin, mjekun, minatorin, studentin….se ti je “luftëtari”.

Sponzor

“Tradhti është: Ta drejtosh pushkën në vëllaun tënd; Të përfitosh pasuri nga paratë e mbledhura pēr ushqim, municion dhe fasha për të plagosurit; Ti japësh urdhër ushtarit “përpara”, e ti tē ia mbathësh vrapit; Ta çarmatosësh luftëtarin pas lufte dhe ta hudhësh në rrugë; Të sajosh historinë se ti je shpëtimtari i kombit e të tjerët janë tradhëtar; Të ua mbyllësh gojën atyre që flasin të vërtetën; Ta perbuzësh mësuesin, letrarin, mjekun, minatorin, studentin….se ti je “luftëtari”; Ta rrënosh shtetin sa herë që ti i friksohesh gjykimit; Ta mbash popullin në frigë duke shpifur armiqët brenda tij; Ta mbulosh tradhëtinë me tradhëti!”, ka shkruar Quni, në një reagim në FB.

Reagimi i Qunit ka ardhur pasi Grupi Parlamentar i LDK’së kërkoi shkarkimin Blerim Latifit, Keshilltar i Kadri Veselit, pse ky i fundit e quajti Vjosa Osmanin fashiste. Kjo e fundit kishte thënë se PDK dhe Kadri Veseli e ka në gjene tradhtinë. Veseli, të premten, për T7, kishte thënë se Vjosa Osmani e kishte tradhtuar Isa Mustafën duke mos e votuar demarkacionin e jo PDK’ja.

Partia e Kadri Veselit dhe ajo e Isa Mustafës kanë histori të gjatë të bashkëpunimit dhe akuzave. Kanë qenë bashkë në Qeverinë e parë të pasluftës me Kryeministër Bajram Rexhepin, për të vazhduar pastaj me bashkëpunimin e dytë, në Qeverinë PDK-LDK me Kryeministër Hashim Thaçi, për të vazhduar pastaj koalicionin me Kryeministër Isa Mustafën. Vetëm në dy mandate të Qeverisë, këto dy parti kanë qenë të pozita të kundërta.

Megjithëkëtë, në prag të zgjedhjeve, edhe në LDK edhe në PDK rikthehen akuzat për tradhti, vrasje, krim e korrupsion.

Lideri aktual i LDK’së, Isa Mustafa, të shtunën mbrëma ka thënë për rtv21 se nuk do të bëjnë koalicion më me PDK’në dhe në të njëjtën kohë ka thënë se partia e tij s’ka vija të kuqe për asnjë parti sa i përket bashkëpunimit.

Aktualisht, LDK është partia e parë në Parlament dhe më e madhja në opozitë.
Lideri i LDK’së ka dhënë shenjat e parë se mund të bëhet pjesë e Qeverisë. Nuk dihet nëse po e synon pozitën e Shefit të Qeverisë apo të Presidentit.

-Sponzor-