Ekskluzive: 14 deputetë të LDK-së kundërshtojnë çfarë do marrëveshje me VV-në

0

14 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë kundër çfarē do marrēveshje me Vetëvendosjen, kështu thonë burime të Gazetēs NewBorn, brenda LDK-sē.

Derisa në opinion si pengesë po shihet posti i Presidentit i kërkuar nga LDK-ja, në fakt përveç këtij kushti, është edhe arsyeja e këtyre 14 deputetëve që po e refuzojnë çfarē do marrëveshje me VV-në.

Ndryshe, edhe pas shumë takimeve ka dēshtuar të arrihet ndonjë marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së, edhe pse takimet kanë zgjatur me orë tē tëra.

Probleme të ngjashme LDK-ja kishte pasur edhe me 2014-të kur kishte bërë koalicion me PDK-në, e ku një numër deputetësh ishin kundër/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-