Ekskluzive: Covax shkeli marrëveshjen, me 17 mars kishin pasur të vinin vaksinat në Kosovë për COVID-19

0

Mungesa e vaksinave për Kosovën është bërë temë e diskutimit dhe kritikave ne drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë, ngase të gjitha shtetet e rajonit janë furnizuar me vaksina, vetëm Kosova ende nuk ka një vaksinë të tillë.

Gazeta NewBorn, ka zbulur disa dokumente brenda Ministrisë së Shëndetësisë, kontrata mes ish-ministrit ArendZemaj dhe kompanisë për transport të vaksinave Covax. Në njërin dokument thuhet se Covax me datën 4 mars ia kishte konfirmuar Ministrisë së Shëndetësisë se me datën 17 mars 2021 do të mbërrijnë vaksinat në Kosovë.

Sponzor

Edhe pse Covax e kishte konfrmuar diçka të tillë, ajo nuk ndodhi. Vaksinat nuk kanë ardhur dhe nuk dihet arsyeja e voneses.

Gazeta NewBorn, ka siguruar edhe dokumentin tjetër të kontratës mes Covax dhe ish-ministrit Zemaj për blerjen e vaksinave, po me te njëjtat, ku thuhet se nga fundi i shkurtit deri në fund të majit do të perfundon i gjithë transporti i vaksinave për Kosovën, por asnjëra nga kontratat nuk është realizuar nga kompania në fjalë.

-Sponzor-