Ekskluzive: Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi me covid, ishte prezente në seancën e të shtunës në Kuvend

0

Situata e rënduar me pandeminë në Kosovë ditët e fundit ka prekuar edhe Kuvendin e Kosovës, më saktë deputetët e saj. Nga burimet e portalit tonë në IKSHP, është mësuar se deputetja e VV-së, Adriana Matoshi është infektuar me Covid, por megjithatë ajo është parë në seancën e të shtunës në mbrëmje në Kuvendin e Kosovës.

Edhe zyrtarë të Kuvendit, në kushte anonimiteti kanë thënë se “deputetja Matoshi vazhdimisht ka dal nga seanca dhe gjendja e saj shëndetësore dje nuk ka qenë më e mira”.

Sponzor

Me gjithë situatën e rënduar shëndetësore, ajo është detyruar të dal në Kuvend për shkak të votave për Vjosa Osmanin.

Po ashtu, në hyrje të Kuvendit, para fillimit të seancës, kanë dështuar edhe masat e kontrollit nga IKSHP për të matur temperaturën dhe siguruar kushtet e nevojshme pandemike për shkak të numrit të madh të deputetëve dhe hapësirës jo të mjaftueshme të Kuvendit.

Gazeta NewBorn ka provuar të marrë në telefon deputeten Matoshi por ka qenë e pamundur kontakti me të.

-Sponzor-